
Biznesmeni dhe drejtuesi i njohur i futbollit shqiptar, Pjerin Fushaj, është prezantuar zyrtarisht si presidenti i ri i klubit të futbollit Besëlidhja në Lezhë. Prezantimi u bë në nga Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, në prani të trajnerit Elvis Plori dhe drejtorit teknik të klubit, Renato Malota.Pas takimit zyrtar, drejtuesit u zhvendosën në stadiumin e qytetit, ku zhvilluan një takim me futbollistët dhe ndoqën nga afër seancën stërvitore të ekipit.Kryebashkiaku Pjerin Ndreu e cilësoi këtë moment si fillimin e një projekti ambicioz, që ka si synim rikthimin e Besëlidhjes në Superiore. Ai theksoi se bashkëpunimi me një emër me eksperiencë si Fushaj është një hap i rëndësishëm drejt këtij objektivi.
Presidenti i ri i Beselidhjes Pjerin Fushaj u shpreh entuziast për sfidën e re dhe theksoi se pasioni dhe përvoja në futboll ishin arsyet që e shtynë të marrë drejtimin e Besëlidhjes. Ai shprehu bindjen se me punë dhe përkushtim, klubi do të arrijë qëllimet e veta.
Pjerin Fushaj është një figurë e njohur në futbollin shqiptar, me një karrierë të gjatë në drejtimin e klubeve dhe me një kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit në vend.


