Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë publike numrat e kontaktit të tij dhe të stafit drejtues të bashkisë, duke u bërë thirrje pushuesve të denoncojnë çdo rast abuzimi në zonat bregdetare të Lezhës.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndreu shprehet se ky vendim vjen pas, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe përhapjes së informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike.

Kryebashkiaku fton qytetarët dhe pushuesit që, përmes mesazheve (SMS), të raportojnë çdo rast që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo interesin e pushuesve, duke garantuar komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit përgjegjës.Njëkohësisht, Bashkia Lezhë ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunes dhe Ranës së Hedhun.Sipas njoftimit, çmimi i shezlloneve bazike varion nga 300 lekë në Tale, 400 lekë në Shëngjin (Qendër) dhe Kune, deri në 500 lekë në Ranën e Hedhun. Ndërsa shezllonet prej druri me dyshek kushtojnë 700 lekë në Tale, 800 lekë në Shëngjin (Qendër) dhe 1.000 lekë në Ranën e Hedhun, ndersa Gazebot familjare kanë çmime nga 1.500 deri në 2.500 lekë.

Ndreu thekson se këto janë çmimet e miratuara dhe të detyrueshme për subjektet private dhe për hapësirat e administruara nga “Lezha Invest”. Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se ato të përcaktuara duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të kontaktit të publikuar.

https://youtu.be/kqNwFmKV5Bw

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINVESTIME NË LAGJEN “VUKAJ” NË PLLANË
Artikulli tjetërKALLAKU LARGOHET NGA VLLAZNIA, TRANSFEROHET TE TEUTA