Shtetasja britanike Harriet Bridgeman, e cila ishte pjesë e grupit kriminal që u pajtua nga Edmond Haxhia për ekzekutimin e Ardian Nikulajt në Shëngjin është arrestuar nga autoritetet britanike. Sipas njoftimit të policisë Bridgeman është arrestuar pas shkëmbimit të informacionit dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon punën, në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Artikulli paraprakZEF HILA TAKIM ME BANORËT E VAU DEJËS
Artikulli tjetërKANDIDATI BARDH SPAHIA NËNSHKRUAM MARRËVESHJEN PËR PROJEKTIN NË FUSHËN E SIGURISË.