Emri i shqiptares në Shtetet e Bashkuara që po bën bujë të madhe në botën e muzikës pas artistes kosovare me famë botërore Rita Ora, duket sikur është një tjetër talente shqiptare por nga Dibra e Madhe, e cila deri më tani ka përmbytur shtypin amerikan.

Bebe Rexha e njohur për bashkëpunimet e saj në shkrimin e teksteve muzikore për Rihannën, Eminem, Selena Gomez e këngëtarë të tjerë të njohur, por është edhe pjesë e këngës së Guettas në disa sekonda si vokaliste e dytë. “Hey Mama” hiti më i ri nga David Guetta përfshinë brenda edhe Afrojack dhe Nicki Minaj, ndërsa edhe këngëtarja me origjinë shqiptare është pjesë e single-it, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së. “Emri im nuk gjendet në këtë këngë për shkak se shumë njerëz punojnë në të njëjtën këngë dhe nuk duket bukur që një këngë të këndohet nga katër njerëz. Është vështirë të mos gjendesh në listë por njerëzit po flasin dhe e dinë se jam unë”, ka thënë Rexha. “I’m gonna show you crazy” është një nga hitet e Rexhës në Amerikë atje ku ajo po arrin suksese dhe po tregon veten si artiste. Rreth 19 mijë kopje të kësaj kënge janë shitur ndërsa shumë shpejt Rexha do të dalë me projekte të reja. 

Artikulli paraprakRANIERI “FLIRTON” ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërSulmohet nga fansi Adam Levine