Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një apel të fortë të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i quan referendum historik. Kreu i Shtetit thekson se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Meta e quan pjesëmarrjen në zgjedhje, një mision patriotik.

Më tej Presidenti del garant për të mos lejuar askënd të prekë votën e qytetarëve.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre! 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA VLLAZNIA-LAÇI, BRDARIÇ: JEMI PLOT ENERGJI
Artikulli tjetërRISI DHE KONFIRMIME, JA EMRAT E TRAJNERËVE TË EKIPEVE KOMBËTARE TË MOSHAVE