Kjo ditë zgjedhjesh duket se është vlerësuar maksimalisht nga qytetarët shqiptarë. Paraditen e sotme janë vënë re radha të gjata votuesish në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të konsiderueshme.

Deri në orën 11:00 KQZ raporton se kanë ardhur të dhënat për 2241 qendra votimi dhe pjesëmarrja është gati 21%. Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Artikulli paraprakFATOS NANO VOTON BASHKË ME BASHKËSHORTEN: PJESËMARRJA ISHTE PAK E ULËT, ERDHA QË TA NXIS
Artikulli tjetërTENTOI TË SHTYPË ME MAKINË QYTETARËT NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”, NEUTRALIZOHET SHOFERI