Valdrin Pjetri, kryetari i ardhshëm i bashkisë Shkodër në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk arrin ta kuptojë se si një drejtuese e lartë si kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi është shprehur se nuk e liroj zyrën duke kërkuar komision ndërkombëtar ndërsa tha se me 13 gusht Ademi s’do jetë më në zyrën e saj.

I pyetur për një deklaratë të kryebashkiakes Ademi e cila tha se ajo nuk ka pirë ujë nga frika në zyrën e Valdrin Pjetrit kur ky ishte prefekt, Pjetri mohoi një gjë të tillë.
Pjetri u shpreh i kënaqur me 16500 votat që ka marrë edhe pse janë afro 12 mijë më pak se sa mori PS në 2015-ën.

Si kryetar i ardhshëm i bashkisë Shkodër, Pjetri thotë se qyteti ka shumë probleme.
Fshesën për administratën kandidati fitues në zgjedhje i cili ishte i vetëm në këtë garë

shprehet se do ta lërë në shtëpi ndërsa nuk mohoi se do të rishikohen vendet e punës dhe vetëm ata që e meritojnë mund të vijojnë punën në bashki apo institucionet e varësisë.
Valdrin Pjetri deklaron se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa ndasi politike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOSTRIBË, 30 VITE DUKE KULTIVUAR QEPË!
Artikulli tjetërPJETRI: ADMINISTRATORI I VLLAZNISË TË BËJË KUJDES