Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e mbylljes së protestës nga selia blu, denoncoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe drejtuesve të lartë të PD, si Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

“Qëndruam të pamposhtur ndaj një terrori që u soll sot si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj, u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin.

Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari dhe i operacionales, janë kriminelë të certifikuar. Mendoj se do zmbrapsin një popull tjetër.

Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre, janë hajdutët më të mëdhenj ndaj nuk ka forcë në botë t’i mbrojë nga ndëshkimi.

Skënder Balluku shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesor të BE. Bocci është në spital me djegie. Noka pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital dhe gazetari Aulon Kalaja i goditur si hakmarrje. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur.”-tha Berisha.

Artikulli paraprakMENJËHERË PAS FJALËS SË BERISHËS, PROTESTUESIT NISIN HEDHJEN E MOLOTOVËVE, PËRGJIGJET POLICIA
Artikulli tjetër4 PROTESTUES DHE 5 POLICË TË DËMTUAR NGA PËRPLASJA NË PROTESTËN E PD, TË PLAGOSURIT TË SHTRUAR NË QSUT DHE TEK TRAUMA