Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga disa persona të tjerë. Policia ka mundur të arrestojë njërin prej autorëve, A.N, 28 vjeç, banues në fshatin Shëlli, Macukull, Bashkia Mat.

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.

28- vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia është njoftuar për këtë sherr dhe ka ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikt, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

I arrestuari dhe personat e tjerë të shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Artikulli paraprakAKULL NË RRUGË, KAMIONËT PËR NË GREQI NUK DO KALOJNË NGA KAPSHTICA
Artikulli tjetërTËRMETI I 26 NËNTORIT NË SHQIPËRI, MË VDEKJEPRURËSI NË BOTË PËR VITIN 2019