Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, te Kurbinit. I riu, i identifikuar si Veron Pasha, është qëlluar me armë zjarri në pjesën e kofshës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.I plagosur është transportuar fillimisht nga vëllai i tij ne urgjencen e Laçit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhet nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, 22-vjeçari nuk ka mundur ende të japë dëshminë e tij lidhur me mënyrën se si ndodhi plagosja, ndersa vëllai i tij, i cili e ka dërguar në spital, ka deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Sipas hetimeve të deritanishme, 22-vjeçari u qëllua me armë zjarri në pjesën e kofshës dhe, pas plagosjes, autori dyshohet se i mori automjetin nën kërcënimin e armës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku sekuestruan dy gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Hetimet, të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia po vijon kërkimet intensive për kapjen e 47-vjeçarit dhe gjetjen e automjetit të marrë gjatë ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVELIPOJË, PUSHUESIT VLERËSOJNË ÇMIMET DHE MIKPRTJEN
Artikulli tjetër“ZA FEST” NË KALANË ROZAFA