Plagoset duke mbledhur lule në Sarandë, me helikopter drejt Tiranës

Teksa po mblidhte bimë medicinave, një 46-vjeçar është rrëzuar në një terren të vështirë në zonën e Kasolles në rrethin e Sarandës. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale N.M, banues në lagjen Nr.3 të qytetit, ka pësuar dëmtime në kokë dhe në të dyja këmbët. Policia sqaron se i plagosuri po dërgohet me helikopter në drejtim të Tiranës. “Rreth orës 11:40, në malin e Sarandës pranë zonës së “Kasolles”, një shtetas duke mbledhur bimë medicinave, lule, është rrëzuar dhe ka rënë në një terren të vështirë e për pasojë ka marrë dëmtime në trup (kokë dhe në të dyja këmbët)”, sqaron policia. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakISH TE PERNDJEKURIT NE PROTESTE:TE DENOHEN KRIMINELET
Artikulli tjetërPRESIDENTI TURK ERDOGAN:PERENDIMI PO NDIHMON ISIS