Një i ri u plagos me armë zjarri ne rrethana ende të paqarta në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, ndërsa Aleks Laska 22-vjeç banues në fshatin Rrilë. I riu mori një plumb në këmbë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Nga të dhënat praprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta.

Në cilësinë e proves materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja pistolete, ndërsa po mblidhet çdo provë dhe dëshmi për zbardhjen e kësaj plagosje që ndodhi pak metra larg qendres së qytetit të Lezhës.

Artikulli paraprakULJE TEMPERATURASH DHE RESHJE SHIU, SI DO JETË PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBENET BECI: ZOTNIA KA VENDOS ME VOTU NUMRIN 1 PËR KRYETAR BASHKIE