NË GJENDJE TË RËNDË NGJARJA KA NDODHUR PRANË BASHKISË
Plagoset me armë zjarri një person, në gjendje të rëndë ,transportohet drejt Tiranes
Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku është plagosur me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së Laçit. I plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku është tranportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, apo autorëve të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj plagosje.