Gjatë ditës së sotme për motive të dobëta A.H., ka plagosur me armë zjarri në dorë 45 vjeçarin me iniciale A.B., banues në Pjezë, Shijakut.

Ambulanca dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën 45 vjeçarit të plagosur. Policia po vijon krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKONFLIKT MES TË RINJSH , PLAGOSET 24 VJEÇARI
Artikulli tjetërVDEKJA E FLORENCIT, MEPJ: U GJET PA NDJENJA NË QENDRËN E NDALIMIT