Një përson mbeti i plagosur rëdën me sende të forta, pas një sherri të ndodhur në Shëngjin. Ngjarja u regjistrua pasditen e së dieles në zonen turistike të Kunës, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi me iniciale F.P banues në Lezhë.Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, indetifikoi dhe ndaloi brenda një kohë të shpejtë dy autoret e dyshuar.Ata janë shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).Automjeti me të cilnin lëviznin babë e bir u ndalua rreth 1 orë pas ngjarjes në zonen e Fushë-Milotit, ndërsa nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim, ndërsa materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak40-VJEÇARI I DEHUR NË TIMON, ARRESTOHET NGA POLICIA
Artikulli tjetërEDICIONI I 9-TË I “RROK AKADEMI”