Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës, pas plagosjes së 28-vjeçarit E.R. mbrëmjen e sotme.

Nuk dihet nëse personi i shoqëruar është i dyshuar si autor, apo person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Sipas policisë, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E.R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprak(VIDEO) TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR, PLAGOSET 28 VJEÇARI. U PARAQIT VETË NË SPITAL…
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE SHI, ÇFARË KA REZERVUAR MOTI PËR SOT