Në zonën e Shirokës dhe Zogajve po vazhdojnë kërkimet për autorin e dyshuar të plagosjes së trefishtë, e cila ndodhi sot në qendër të qytetit të Shkodrës.

Grupet e punës po drejtohen nga numri një i policisë në Shkodër, Gjovalin Loka.

Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë po kontrollojnë edhe zonën në drejtim të kufirit me Malin e Zi, pasi mendohet që autori i dyshuar te ketë dalë jashtë Shqipërisë.

/ Star Plus TV /