Plagosja me armë në Patos, arrestohet autori.

Policia ka arrestuar brenda 1 ore autorin e plagosjes me armë zjarri në Patos. Ai është Genci Bregu 40 vjeç, banues në Portëz. Bregu qëlloi me armë në këmbë 40-vjeçarin me iniciale A.K pas një sherri të çastit mes tyre. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia sekuestroi edhe pistoletën me të cilën qëlloi autori.