Një ditë pas plagosjes që ndodhi në Mirditë, ku i lënduar mbeti 26-vjecari Frederik Leka, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” në Mirditë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

Mesohet se shtetasi Frederik Leka ka qenë I dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

Frederik Leka ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, pasi ka një plagë në shpatull nga arma e zjarrit. Policia vijon kontrollet për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikulli paraprakRRUGA NË LAGJEN “SKENDERBEG” 3 MUAJ PA DRITA
Artikulli tjetërLEZHË, SHPËRNDANTE KANABIS, ARRESTOHET 20-VJEÇARI