Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një të riu në zonën e Kunës, në Shëngjin.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së mërkurës dhe sipas te dhenave sherri dyshohet se ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk janë bërë të ditura.Më pas, situata ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni. Si pasojë e të shtënave, ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.Burime bëjnë me dije se i riu ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe është jashtë rrezikut për jetën.Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndersa Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor te ngjarjes.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PAMJE NGA PROJEKTI I AKSIT MILOT-BALLDREN
Artikulli tjetërRRJOLLI BËN THIRRJE PËR PROTESTË