Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri mes të rinjve mbrëmjen e kaluar në Shkodër. I plagosuri Ç.T., është dërguar në Spitalin Rajonal teksa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka arrestuar autori është shoqëruar në polici.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.