
Një konflikt mes 2 personave është regjistruar pak minuta më parë pranë ish-degës në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve, një person ka mbetur i plagosur me thikë. Ai është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Gjithashtu, mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.






