Një person është qëlluar me armë zjarri pranë një lokali tek Gurrat në Lezhë. Sipas policisë, ai është Vilson Zefi nga Lezha. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas dëshmitarëve Zefi është qëlluar pas një debati me një person tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 I plagosuri u dërgua në spital dhe mjekët ende nuk kanë afruar të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore, por kanë konfirmuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, për këtë ngjarje po kërkohet shtetasi A.P dhe për këtë qëllim janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij

Artikulli paraprakTRITOL NË BANESË, DY VELLEZËR NË PRANGA
Artikulli tjetërEMIGRANTËT KTHEHEN NË VENDET E PUNËS, FLUKS NË PKK