
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pas një konflikti të çastit të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. P., dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Të dy ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore. Nga të dhënat e para, dyshohet se plagosja ka ndodhur gjatë një përplasjeje të menjëhershme mes disa personave.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.






