Policia e Shtetit: Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme.

Plani i Masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj. Kontrolle të befasishme në të gjithë vendin . Kontrollet në akset rrugore nacionale , në qytete, në makina, automjete e lokale. Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.