Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për planin e paqes për Ukrainën. Trump ka nënvizuar se “bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë shumë afër’.

Presidenti amerikan këto deklarata i bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku shtoi pavarësisht ‘shenjave pozitive’ mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet apo jo. Më herët presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron, nga konferenca e “Koalicionit të të Gatshmëve”, u shpreh besimplotë se ekziston mundësia për të bërë përparim në negociata dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË DEPO NË LONDËR, EVAKUOHET NJË SHKOLLË QË NDODHEJ PRANË NDËRTESËS
Artikulli tjetërVON DER LEYEN: SIGURIA E UKRAINËS ËSHTË SIGURIA E EUROPËS