Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikqyrjes së territorit të gjithë vendit. Kryeministri Rama tha se tashmë do të kemi një kryeinspektoriat në qiell.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit.

Pas nxënësve edhe fëmijët e kopshtit ‘Zubeyde Hanim’ protestojnë përpara kryeministrisë! Kundërshtojnë urdhërin për mbylljen e institucionit
Sakaq gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 2 satelitët do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale. Sipas Peleshit të gjitha ministritë do të marrin informacione nga satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

Lajmi në përditësim…