Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se është gati projekt-vendimi për planin rregullues të territorit dhe se do t’i dërgohet menjëherë Këshillit Bahskiak për miratim.

Pavarësisht vonesave të shfaqura, kryebashkiakja Ademi tha se Bashkia Shkodër ka zbatuar direktivat e Ministrisë së Zhvillimit Urban. Ademi foli edhe për dy projektet që bashkia ka për tregjet e fruta-perimeve. Sipas saj, po shikohet mundësia e partneritetit publik-privat për standardizimin e tregjeve të hapura.

Këto deklarata të kryebashkiakes Ademi u bënë gjatë inagurimit të punimeve në bllokun e pallateve pranë rrugës Isuf Sokoli në zonën e Zdrales. Prej vitesh, ky bllok pallatesh ka vuajtur mungesën e infrastrukturës rrugore dhe rrjetit të kanalizimeve.

Artikulli paraprakZONAT E MBROJTURA DHE KOMUNITETI
Artikulli tjetërKRIJOHET SHOQATA “SHPRESË KUNDËR VERBËRISË”