Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas shpalosjes nga kryeministri ditën e sotme mbi planin e adaptuar nga Turqia për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor.

Fillimisht Shehu kujton modelin britanik të shëndetësisë falas që premtoi Rama, ndërsa tani modelin turk, teksa të dy i cilëson spekulime.

Ai akuzon Ramën se për 8 vite nuk adaptoi asnjë model, ndërsa i ngelet besnik vetëm PPP-ve. Shehu premton se me qeverinë Basha Shqipëria do të ketë një sistem shëndetësor bazuar mbi parimin ‘’pacienti zgjedh e paraja e ndjek’’, në funksion të qytetarëve.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rama sot, pasi krijoi nje katastrofe me modelin “britanik te shendetesise falas”, po na paraqet modelin “turk”!

Te dyja jane spekullime te tij, se te dy keto jane sisteme te mira ne vendet e tyre, por shume larg asaj, qe Rama beri ne dy mandate e sot na ofron ne 3 D si nje vizion te ri, qe i paska lindur keto dite.

Ne fakt Shqiperia ne keto 8 vite nuk ka krijuar asnje fizionomi e nuk ka adaptuar asnje model ne sistemin tone shendetesore, pervecse atij shkaterrues e korruptiv te PPP.

Duke degjuar Ramen edhe sot duket qartesisht se i vetmi element nga i cili ai nuk heq dore jane pikerisht PPP e tij, duke i sheqerosur keto nje here me gjuhen angleze e tashti me ate turke-perparim i madh ky!

Gjuhet mund te ndryshojne, por “vesi” nuk ndryshon, i thone!

Shqiperise nuk i duhen keto karrikatura qe paraqiti ky kryeminister ne ikje, mbasi per 8 vite rrenoi sistemin tone me spekullimin e tij “shendetesi falas”.

Shqiperise i duhet nje sistem shendetesor i bazuar mbi parimin “pacienti eshte ne qender te tij” ku “ “pacienti zgjedh e paraja e ndjek ate”, i financuar nga burime te shumellojeshme me nje rol te vecante te “kontributeve dirtekte”, si e vetmja menyre per te siguruar autonomi te finacimeve e te institucioneve, solidaritet te gjere social midis shtresave te popullesise, shfrytezim te te gjithe kapaciteteve shendetesore te vendit, publike a private keto.

Ky eshte vizioni i yne, projekti i yne i mbeshtetur ne eksperiencen me te mire boterore e kushtet tona, i realizuar nga specialistet tane ne bashkepunim me kolege te shquar te huaj, kryesisht gjermane e nepermjet Fondacionit te mirenjohur Kondrad Adenauer.

Dhe kete sistem Qeveria Basha do ta ndertoi ne funksion te qytetareve e jo te spekullatoreve, pikerisht mbas 25 prillit.