
“S’mund të ndërtosh më si më përpara”. Kështu u shpreh për banorët e Velipojës Besnik Alija, rektor i universitetit Polis gjatë një dëgjese publike për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Shkodrës.
3 muaj afat që ka dhënë qeveria për hartimin e planit vendor janë një kohë e kufizuar tha Alija.Plani vendor nuk duhet të jetë sa për të kaluar radhën dhe as për të mbytur ekonominë. Administratori i Velipojës Mark Laloshi tregoi edhe disa prej problematikave që plani vendor pritet që t’i japë zgjidhje. Faza e parë për planin vendor është kaluar me sukses për bashkinë Shkodër nga ministria e zhvillimit urban dhe është marrë si shembull edhe për bashkitë e tjera.


