Në kuadër të mbledhjes së qeverisë në Qarkun e Shkodrës, ministrat e Qeverisë Rama u ndalën në bashkinë e Pukës për të diskutuar mbi platformën e bashkëqeverisjes.

Drejtuesi politik i këtij qarku, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se Puka dhe Fushë-Arrësi janë transformuar këto 4 vjet.

Zv kryeministrja Senida Mesi tha se eshte e bindur qe ne Puke nuk mungojne problemet ashtu sic edhe ne pjesen tjeter te shqiperise, ndaj ftoi banoret e zones te shprehin ankesat apo sugjerimet ne platformen per bashkeqeverisjen me qytetret.

Po ashtu dhe Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Pukës të bëhen pjesë e platformës bashkëqeverisëse. Spiropali iu tha qytetarëve se duhet të bashkohen për t’i dhënë fund këtij sistemi, ku qytetari i ndershëm nëpërkëmbet.

Artikulli paraprakBLLOKOHET SËRISH RRUGA E THETHIT
Artikulli tjetërDËMTIMET E INVESTIMEVE PUBLIKE