Teksa sezoni turistik është në pikun e tij dhe fluksi i pushuesve e vizitorëve mbetet i lartë, mushkonjat vijojnë të jenë një nga shqetësimet kryesore në zonat turistike të Lezhës. Problematika më e theksuar raportohet në Kune-Vain, ku dendësia e bimësisë favorizon përhapjen e tyre.Pushuesit shprehen se, ndonëse situata ka ardhur në përmirësim krahasuar me vitet e shkuara, prania e mushkonjave sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, mbetet e bezdishme.
Ndërkohë, në kuadër të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, Njesia Venedore e Kujdesit Shëndetësor bën më dije janë kryer disa faza dezinsektimit në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit, proçes i cili ka nisur në muajin prill dhe do të vijojë deri në tetor, ku janë planifikuar të realizohen në total 12 seanca.


