Plazhi i Dailanit vitet e fundit thuajse ka humbur dhe ne shume pjese te tij pergjate bregut eshte shkaterruar.

Tashme ka mbetur vetem nje vije e shkurter e atij plazhi e cila eshte teresisht ne harrese ashtu si i gjithe ai plazh. Ne nje vezhgim ne oret kur temperaturat jane te larta atje nuk gjen asnje pushues. Me perpara gjeje ndonje peshkatar por edhe ata e kane braktisur. Te krahasosh periudhat e viteve me perpara me gjendjen aktuale te plazhit te Dailanit natyrisht qe per ata qe kane bere plazh aty nostalgjia eshte e madhe. Ne te kaluaren deri para rreth 15 viteve plazhi i Dailanit frekuentohej por sot askush nuk eshte aty sepse ndotja eshte masive dhe kjo shihet qarte kudo, edhe pergjate bregut. Biznese te panumerta duke nisur qe ne Zogaj, Shiroke por edhe lumin Buna hedhin pa kriter mbeturinat, gje e cila ka bere qe plazhi ne dy anet te ngushtohet ndjeshem, nje prej shkaqeve edhe te permbytjeve. Edhe pse ndotja vijon pa nderprerje askush nuk reagon. Per te mos mjaftuar me dhjetra metra kane humbur dhe bregut i Dailanit eshte shperfytyruar jo vetem nga erozioni por edhe nga mungesa e vemendjes te institucioneve per ta rehabilituar ate zone. Po ashtu nuk ka patur kurre as investimeve gje e cila ka bere qe plazhi te degradoje duke humbur vlerat qe kishte me pare. Keshtu rreth 100 meter qe me pare ka qene nje breg uji funksional ku njerezit kane bere plazh sot nuk ekziston me. Uji i Dailanit eshte i ndotur ne mase si shkak i mbeturinave apo inerteve qe derdhen aty çdo dite. Gjithashtu shtrati i atij plazhi eshte zvogeluar teper. Ne te njejten kohe edhe nese dikush tenton qe te vije ne Dailan nuk mundet sepse nuk ka rruge per mjete motorike e po ashtu edhe ngushtica nuk mund te ecet ne kembe sepse nuk eshte çudi nese merr ndonje infeksion te mundshem. Rruget e vjetra te meparshme jane privatizuar dhe jane zene totalisht duke mos lene mundesi per te komunikuar me plazhin. Ne kete menyre ne Shkoder po shkaterrohen ne mes te dites pasuri te tilla te cilat ne nje vend tjeter do te shfrytezoheshin ne maksimumin e mundshem.