Pavarësisht mundësive të shumta për të bërë plazh gjatë verës, një pjesë e qytetarëve shkodranë zgjedhin zonën e liqenint dhe plazhin public në Shirokë për t’u freskuar e për të kaluar kohë të mirë me familjarët. Shumë prej tyre janë bërë miq, pasi vit pas viti frekuentojnë rregullisht të njëjtën zonë. Pushuesit e cilësojnë Shirokën si një dashuri të hershme, pasi e vizitojnë gjatë gjithë vitit.

Ndërkohë, mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve të shumta bën që ky plazh të mos frekuentohet nga një masë më e gjerë qytetarësh.

Shumica prej tyre vijnë nga qyteti me biçikleta duke sfiduar edhe temperaturat e larta ndërsa kalojnë orë të tëra duke marre rreze dielli apo luajtur domino.

 

Artikulli paraprak3-4 SHTRIME NË DITË NË SPITAL TË SËMURËVE MENDOR
Artikulli tjetërIMAZHE TË PADENJA PËR SHKODRËN TURISTIKE