Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer edhe këtë sezon turistik në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit. Në ditët e fundit të muajit gusht, e gjithë vija bregdetare eshte populluar, ndërsa numri më i madh i pushuesve janë ditorë, të cilët vijnë kryesisht nga zonat përreth, por edhe nga Kosova.Ata shprehen të kënaqur me kushtet që ofron plazhi, duke vlerësuar veçanërisht cilësinë e ujit dhe të rërës, hapësirat e bollshme publike, si dhe çmimet konkurruese.

Gjatë gjithë sezonit veror, Bashkia Lezhë i ka kushtuar vëmendje ofrimit të shërbimeve në zonën e Tales, me fokus të veçantë te mirëmbajtja, rregulli dhe pastërtia përgjatë vijës bregdetare.Sipas të dhënave të strukturave lokale, interesi për plazhin e Tales ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke e konsoliduar këtë zonë si një alternativë të preferuar për pushuesit që kërkojnë një plazh më të qetë, hapësira publike dhe çmime më të përballueshme.

https://youtu.be/iYBn3NpC6e8

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “BAJRAKTARËT E KALLMETIT”
Artikulli tjetërZBULOHET ÇFARË U KA KËRKUAR RAMA DREJTUESVE POLITIKË DHE MINISTRAVE: PASQYRA ALBANIA TË JETË LIGJ PËR TË GJITHË