
Bregu i Bunës në zonën e Dajçit është një tjetër atraksion turistik që po tërheq pushues të shumtë vendas, por edhe të huaj.
Ujërat e pastra të lumit Buna dhe pemët e larta janë bërë njësh me natyrën e bukur të kësaj zone, duke e kthyer në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e lumit Buna, kjo zonë ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.
Për banorët e zonës kjo zonë po frekuentohet cdo vit e më shumë nga turistët e huaj
Plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve turistike në zonën e shkodrës






