Mbetjet urbane janë kthyer në një shqetësim për banorët e zones se skenderbegut në Shkoder.

E ndodhur vetem pak metra larg varrezave te rrmajit plehrat kanë pushtuar rrugët, ndersa bashkia hesht përballë kësaj situate e cila ka te njejten panorama prej shume vitesh. Situata e pastrimit të mbetjeve urbane në këtë zonë është kthyer në një shqetësim për komunitetin pasi ne te njejtin madje shume afer shtepive plehrat e ndryshme digjen cdo dite.

MBETURINAT DIGJEN NË MES TË DITËS, RREZIKOJNË BANESAT

Ne mjaft raste  nga djegia e plehrave që bëhet në këtë pikë, ka rrezikuar marrja flakë nga zjarri si e disa shkurreve  pasi kete pjese te qytetit nuk egziston asnje kosh per mbeturina. Nga zjarri është djegur disa  herë një pjesë rreth e qark vendit të grumbullimit, zjarr që shpesh-here është shuar nga kalimtarë te rastit. Mbeturinat i japin edhe nje pamje te shemtuar lagjes aty e shume lehte mund te behen burim i ndonje semundje te mundshme.jashte kamerave banorete shprehen se kjo zone harrohet nga bashkia ne menyre te qellimshme pasi nuk e quan sin je pjese te qytetit  ndersa nenvizojne se e kane ngritur kete shqetesim por deri tani akoma nuk kane gjetur nje zgjidhje konkrete.Një tjetër dëm që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të banoreve te lagjes Skenderbeg , janë toksinat e plehrave dhe mbetjeve nga lokalet përreth, të cilat çlirohen si  nëpërmjet ajrit  dhe  ujërave që rrjedhin nga të gjitha anët.