MBETURINAT “MBYSIN” SËRISH ZONAT PERIFERIKE .Situata e percjellur permes ketyre pamjeve ngjan si nje landfill por jemi vetem pak metra larg unazes lindore te qytetit te Shkodres.Kjo eshte lagjia Tepe e ndodhur ne periferi, zona duket e lene krejtësisht në harresë sa i përket pastertise dhe rregullit pasi plehrat kane mbuluar nje pjese te mire te rrugeve dhe ndodhen fare prane banesave.

Gjendja e perseritur ne nje nga lagjet me te vjetra te Shkodres sjell ne vemendje mungesen e pergjegjesise se instancave vendore pasi grumbulli i mbeturinave ka zaptuar edhe kodren perreth kesaj zone.Thujase ne te gjitha lagjet periferike situata eshte vertete alarmante.Pamjet jane te qarta ndaj kjo zone pret nje reagim te menjershem institucional qe mbeturinat te mos mbesin pa u pastruar, qe mungesa e kazaneve te mos jete me nje problem dhe qe ujrat e zeza te mos dalin ne siperfaqe.