Presidenti i EUROSIG dhe INSIG Kadri Morinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakatës që do të vendoset pranë shtatores së Shën Terezës në Brazil. Presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG, Kadri Morinaj, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të pllakatës që do të vendoset pranë shtatores së Shën Terezës, në Rio de Janeiro të Brazilit.

Pllakata u zbulua sot në kryeqytetin e Brazilit dhe do të vendoset pranë shtatorës së Shën Terezës, teksa statuja e kësaj të fundit, është vendosur një vit më parë përballë statujës së famshme të Krishtit. Kjo shtatore, gdhendja e saj e deri tek dërgimi në Rio de Janeiro është mundësuar nga Presidenti i Kompanive Eurosig dhe Insig, Morinaj, i cili u ftua në ceremoninë e përurimit të pllakatës nga Dioqeza e Rios, e krijuar enkas për nder të tij dhe të popullit shqiptar.

Pllakata ku merrte pjesë biznesmeni shqiptar Morinaj, u zbulua nga Kryepeshkopi i Dioqezës së Rio de Janeiro, Kardinali Orani João Tempesta (Orani Zhoao Tempesta), i cili falenderoi popullin shqiptar dhe veçanërisht Z.Morinaj për kontributin në realizimin e kësaj vepre në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Rio, përballë statujës së Krishtit.

Morinaj u shpreh se ndihej i lumtur dhe i privilegjuar që ndodhej në këtë ceremoni, e cila sipas tij, është një vlerësim jo vetëm për të, edhe si mik i Papa Françeskut, por për të gjithë popullin shqiptar.

Morinaj deklaroi, se gjendet pranë shqiptarëve, për të lartësuar emrin tyre, pasi siç thuhet edhe në pllakatën që do të vendoset pranë bustit të Shën Terezës, është donacion nga shteti shqiptar.

Pllakata është përgatitur për nder të popullit shqiptar dhe biznesmenit Kadri Morinaj.