
Besëlidhja vijon të konfirmojë formën e mirë në kampionat, duke mbajtur kreun e renditjes dhe duke hedhur hapa të sigurt drejt objektivit madhor, ngjitjes në Kategorinë e Parë. Skuadra lezhjane ka shfaqur stabilitet në rezultate, lojë bindëse në fushë dhe një gjendje të mirë psikologjike, elementë që e kanë konsoliduar në vendin e parë. Ndeshjen e radhës, Besëlidhja do ta luajë në transfertë ndaj Gramshit, një sfidë që vlerësohet me seriozitet maksimal nga stafi teknik, pavarësisht diferencave në renditje. Në një intervistë për “Star Plus”, trajneri Elvis Plori theksoi se është një ndeshje shumë e rëndësishme, por shtoi se një faktor pozitiv është që ky duel do të luhet në fushë asnjanëse.
Gjithashtu, Plori u shpreh shumë i kënaqur për bashkëpunimin me presidentin Pjerin Fushaj dhe me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke vlerësuar mbështetjen e tyre që sipas tij, ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë pozitive të skuadrës.
Besëlidhja synon të zgjasë serinë e rezultateve pozitive edhe në këtë transfertë, për të ruajtur kreun dhe për të afruar sa më shumë realizimin e objektivit sezonal: mbylljen me sukses të kampionatit dhe rikthimin në Kategorinë e Parë.






