
“Piramida e Tiranës – Platforma globale e zhvillimit të talenteve të teknologjisë, “Plug and Play”, zgjedh Tiranën si qendrën e saj të 51-të në botë, për të mbledhur talentet e Ballkanit, si një tjetër dëshmi e transformimit dhe fuqisë tërheqëse të Shqipërisë” – shkruan kryeministri Rama duke shtuar se “Plug and Play”, është një kolos global i zhvillimit teknologjik.
Ndërsa Uranik Begu, drejtori i “Plug and Play” për Ballkanin Perëndimor, thotë se “Plug and Play” nuk do të jetë një platformë vetëm për Shqipërinë, por ka aspirata më të mëdha për sa i përket prezantimeve të start-up-eve, duke u bërë qendër rajonale për zhvillimin e teknologjisë .