
“Plum’ç” në Qëndrën Rinore Arka ka mirëpritur mbremjen e se premtes, një emer të njohur të letrave dhe letërsisë në Shkodër dhe me gjerë.
Ledia Dushi, autorja e shumë poezive ka qënë e ftuara e radhës e këtij formati që vjen ndryshe në Shkodër pranë Qëndrës Rinore Arka. Një mbrëmje e përcjellun me poezi dhe përsiatje për të bukurën, frymën, aktin e krijimit dhe lirinë e shpirtit krijues, duke përqafuar cdo lexues dhe shijues të vargut. Të shumta kanë qënë poezitë e interpretuar nga të rinjtë shkodranë të cilët kanë përcjellë me emocione vargjet e shkruara me aq finesë nga autorja shkodrane. Ledia Dushi, lindi në Shkodër në vitin, 1978 në Shkodër.
Kreu shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkodër. Studimet e larta më 1996-2000 në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Aktualisht është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës. Ledia Dushi është autore e tri vëllimeve poetike: Me mujt me fjet….me kthimin e shpendve; Seancë dimnash dhe Ave Maria bahet lot. Është përkthyese e një sërë veprave letrare, si: Varreza e Pragës dhe Numri zero, nga Umberto Eco; Loja e engjëllit dhe Marina, nga Calors Ruiz Zafon; Një e shtunë me miqtë, nga Andrea Camilleri; Ema, nga Jane Austen; Shembja e burrit, nga Sandro Veronesi; Pavdekësia dhe ese të tjera, nga Jorge Luis Borges etj.
Se fundmi ka sjellë për lexuesit, përkthimin e autorit Hilary Mantel, titulli i te cilit ne shqip asht Ana Bolena, nje ceshtje familjare” Ledia Dushi është Fituese e Çmimit letrar të ministrisë së Kulturës, “Pena e argjendtë” për librin me poezi “Ave Maria bahet lot”, më 1997.






