Një shqiptar rreth 40 vjec është plagosur rëndë mbrëmjen e shkuar në komunën Pioltello në provincën e Milanos.

40 vjecari shqiptar ka mbetur i plagosur në gjoks gjatë një shkëmbimi me arme zjarri rreth orës 20.00 të një nate më parë në një bar të kësaj qyteze. Ai po kurohet në spitalin San Raffaele të Milanos e është në rrezik për jetën e në prognozë të rezervuar.

Mediat lokale informojnë se në të njëjtin shkëmbim zjarri ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë i cili është prezantuar spontanisht në spital për t’u kuruar. Ai ka marrë plagë me armë zjarri dhe pse nuk ka plumb në trup.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi gjithcka ka ndodhur dhe nuk ka bërë publik identitetin e personit të plagosur rëndë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka telekamera sigurie të cilat ,mund të zbardhnin se çfarë ka ndodhur..

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMETA I JEP ÇMIMIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”, KREUT TË UEFA
Artikulli tjetërPRESIDENTI I UEFA-S KONFERENCË PËR SHTYP: FUTBOLLI SHQIPTAR KA SHUMË TALENTE, SHQIPËRIA DUHET TË KALOJË MË TEJ