Një konflikt mes dy të rinjve në Mirditë u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dieles në qytetin e Rrëshenit, ku janë konfliktuar për nje parakalim me makine shtetasit Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj.Pas përplasjes fizike ne rruge, ky i fundit ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi Saimir Reçi.

Nga të shtënat Saimir Reçi nuk mori lëndime, por gjatë largimit humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me borduren e rrugës në dalje të qytetit të Rrëshenit.Autoret kane qëlluar ne nje distancë të afert në anen e shoferit te BMW, çka e deshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi Saimir Reçin pa marrë lëndime. Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zones, por deri tani nuk eshtë rënë ne gjurmet e tyre. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet ta ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen.

Artikulli paraprakME FOSHNJEN E OPERUAR DHE PA ÇATI MBI KOKË, NËNA KËRKON NDIHMË
Artikulli tjetërLAGJJA “MAGJONI”, PENG I RIKONSTRUKSIONIT TË PAPËRFUNDUAR