Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpëtimit ne Shkoder ka perqendruar punen e saj ne te gjitha pikat turistike sa i takon qarkut tone.zona qe kerkon me shume mbulim eshte plazhi I velipojes i cili mendohet qe kete vit ti kete kaluar 100 mije pushues.Pergjegjesi jetmir gokaj sjell problemin e mungeses se hidranteve nje shqetesim ky i bere publik prej kohesh.

Pergjegjesi gokaj shprehet se gjate kesaj periudhe nje vemendje I eshte kushtuar subjekteve te hotelerise ne plazhe qe nuk disponojne mjetet perkatese te mbrojtjes nga zjarri.Si pasoje e kesaj jane vendosur gjoba per rreth 30 biznese. Policia e mbrojtjes nga zjarri dhe e shpetimit beri publike ne media por edhe ne takim me prefektin mungesen e hidranteve rreth zonave te plazhit, por ne fakt ky problem nuk mori zgjidhje asnjehere.Ne fund pergjegjesi gokaj ka edhe nje mesazh sensibilizues per te gjithe qytetaret.

Artikulli paraprakVELIPOJË, PUSHUESIT GRABITEN NË MES TË PEDONALES
Artikulli tjetërKONSTITUIMI I BASHKISË SHKODËR, ZBARDHET RËNDI I DITËS