Erza Muqolli është vetëm 14 vjeçe, por konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e band-it të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin anë e mbanë Francës.

Vogëlushja shqiptare më e famshme në botë falë talentit të jashtëzakonshëm, ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel e cila ka folur për sukseset e saj dhe për albumin që ka publikuar.

Ndër të tjera, ajo është pyetur nëse ka qenë ndonjë artist shqiptar që I ka shkruar që të bashkëpunonte me të dhe Erza ka pranuar se ka qenë Tuna që I ka shkruar babit të saj për një bashkëpunim.

“Kur kam nisur të këndojë ‘Xhamadani’, Tuna ka qenë që më ka kërkuar të bëjmë një bashkëpunim”, është shprehur Erza Muqolli.

Artikulli paraprakOHRI KA NJË MUAJ KOHË PËR TË PRISHUR 1000 NDËRTESA TË PALIGJSHME NËSE DËSHIRON TË MBETET NË UNESCO
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË KRYE TË OSBE PËR 2020, MINISTRI I JASHTËM I UKRAINËS URON CAKAJN: E MIRËPRESIM, KA ROL TË RËNDËSISHËM NË RIKTHIMIN E PAQES NË VENDIN TONË