Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Arben Kraja e ministra dhe deputetë ishin nën hetim për aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë Meta tha se personat në fjalë mund të qëndrojnë në hetim për 100 vite dhe në këtë kohë mund të bëhen qindra afera të tjera.

Sipas tij njerëzit që kanë pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re sepse e ndjejnë që e kanë atë nën kontroll.

“Ato mund të qëndrojnë në hetim për 100 vite dhe për 100 vite këtu bëhen me qindra afera të tjera. Ne kemi nevojë për një drejtësi të shpejtë. 26 vende ka humbur Shqipëria në 6 vite. Kjo do të thotë që njerëzit që ka në pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re sepse e ndjejnë që e kanë atë në kontroll”, deklaroi Meta.

Artikulli paraprakSULMI KIBERNETIK NDAJ SHQIPËRISË, JENS STOLTERNBERG: NATO DO TË OFROJË MBËSHTETJE
Artikulli tjetërBËRI SPEKTAKËL NË RRUGË ME ‘BENZ-IN’ LUKSOZ, KUSH ËSHTË 31 VJEÇARI NGA SHKODRA QË KISHTE TARGA ANGLEZE TË PERSONALIZUARA