Policia franceze pengoi disa përpjekje për të kaluar mbrëmë Kanalin Anglez në Oye-plage, Merlimont dhe Sangatte ku një varkë u përmbys me 45 emigrantë në bord. Gjatë operacionit të shpëtimit një polic u plagos në fytyrë. Prej mëngjesit të sotëm një operacion policor është zhvilluar edhe në kampin e emigrantëve në Loon-plage.

Disa përpjekje të pasuksesshme për të kaluar Kanalin mbrëmë nga Merlimont, Oye-plage dhe Sangatte. Të paktën një varkë u përmbys pranë Sangatte, 45 emigrantët që ishin në bord ishin në gjendje të ktheheshin në plazh, burra nga Sudani, Afganistani, Siria dhe Irani. Dy prej tyre, 18 dhe 22 vjeç, të cilët ndodheshin në gjendje hipotermie, u dërguan në spital nga zjarrfikësit.

Familjet, duke përfshirë fëmijë shumë të vegjël, morën trajtim nga shërbimet e urgjencës midis Sangatte dhe Blériot-Plage.

Midis orës 03:00 dhe 08:00, të enjten, 15 shtator, zjarrfikësit u thirrën për disa operacione shpëtimi për migrantët, të cilët kishin tentuar ose nuk kishin arritur të kalonin Kanalin me varka të improvizuara.

Një oficer policie është plagosur në fytyrë mëngjesin e sotëm nga emigrantët në mes të një operacioni shpëtimi në Sangatte.

Që nga mëngjesi i sotëm, një operacion i gjerë policor ka nisur në kampin Loon-plage ku janë grumbulluar qindra emigrantë.

Fëmijët me hipotermi të lehtë
Në orën 7:25 të mëngjesit në Blériot Plage, zjarrfikësit e Calais shkuan të takonin një grup shqiptarësh, duke përfshirë familje me fëmijë nga 1 deri në 6 vjeç. Këta të fundit, “pak të lagur” sipas mediave franceze dhe disa janë dërguar në spitalin e Calais për hipotermi të lehtë.

Përpjekjet për kalime duket se janë në rritje, mes tyre dhe familje të tëra. Kjo nuk lë askënd indiferent, veçanërisht duke bërë një paralele me dramën e nëntorit 2021, ku një varkë që u mbyt kishte marrë jetën e 27 personave.

“Në det nuk ekziston rreziku zero”, specifikon Prefektura Detare. Aq më pak kur përpiqeni të lundroni në varka të pasigurta, në një sektor të rrezikshëm lundrimi.

Artikulli paraprakMIRATOHET REZOLUTA, THIRRJE RUSISË TË TËRHIQET NGA ZAPORIZHJA
Artikulli tjetërMETA ZBULON BISEDËN ME KRYEMINISTRIN: I THASHË RAMËS BËHU VETË MINISTËR I JASHTËM, JO GENT CAKAJ