Një person ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga persona të panjohur teksa shkonte në Greqi bashkë me dy persona të tjerë

.. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, ku tre personat janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona ende të pa identifikuar. “Shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë. Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje”, sqaron policia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“MEGA”, SEKUESTROHEN MBI TON DROGE
Artikulli tjetërFUSHE ARREZ, GJENDEN ESHTRAT E NJE PERSONI