Po krasiste pemët, 65-vjeçari bie nga pallati e humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë , ku një 65-vjeçar ka rënë nga kati i 7 i një pallati ku ka gjetur vdekjen. Ai ka qenë duke krasitur pemët dekorative kur ka qenë nga ballkoni në tokë, e ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë orës 13:00, tek Shkëmbi i Kavajës, ku Lavdi H., 65 vjeç, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati. Rënia ka qenë fatale, pasi ai ka ndërruar jetë menjëherë. Viktima ka qenë në banesën e motrës së tij, i cili tek ballkoni ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, si ngjarje aksidentale.Mesohet se viktima eshte ish ministri i brendshem ne vitin 1991, Vladimir Hysi.